Biznes

Zyrat e hapura nuk funksionojnë, punonjësit duan privatësi

Nga Jena McGregor/Washingtonpost- Një vend pune pa hapësira të ndara, pa zyra private, mendohet që është një mënyrë që detyron punonjësit të bashkëpunojnë. Të kenë më shumë biseda ballë për ballë njëri-tjetrit. Të flasin sponatnisht dhe të komunikojnë më shpesh idetë e tyre të reja.

Por një studim i fundit i dy kërkuesëve shkencorë jep prova për të mbështetur atë që shumë njerëz që punojnë në zyrat e hapura tashmë e dinë: Nuk funksionon në të vërtetë. Zhurma e detyron njerëzit që të vënë kufje dhe të mendojnë. Mungesa e intimitetit i bën të tjerët të punojnë nga shtëpia kur të munden. Dhe ndjenja e të qenit në një “akuarium” do të thotë që punonjësit zgjedhin të komunikojnë më mirë me email se sa një bisedë kokë më kokë me kolegun ngjitur.

Në një vend pune me zyra të hapura, u shpreh bashkëautori i studimit dhe profesori i Shkollës së Biznesit të Harvardit Ethan Bernstein në një intervistë të fundit, "Unë eci në këtë hapësirë dhe shoh që të gjithë mbajnë kufje të mëdha në vesh dhe sytë ngulur në një ekran duke u përpjekur të duken të zënë me punë për shkak se të gjithë mund ti shohin ata. "Rezultati mund të jetë që" në vend që të ndërpresin njerëzit, unë do të dërgoj një email ".

Bernstein studioi dy kompani Fortune 500 që ndryshuan konceptin e organizimit të zyrave, nga një mjedis ku punonjësit kishin më shumë privatësi, u shzvendosën në një mjedis të hapur. Në mjediset e reja nisën të përdornin badges elektronikë ‘sociometrikë’ dhe mikrofona, si dhe të dhënat për përdorimin e postës elektronike e mesazhet e çastit. Kërkuesit shkencorë në studimin e parë zbuluan se pas organizimit të ri në zyra të hapura, punëtorët shpenzuan 73 për qind më pak kohë duke ndërvepruar dhe biseduar ballë për ballë me njëri-tjetrin. Kurse komunikimi me  email-u u rrit me 67 për qind dhe përdorimi i Mesazhit të çastit u rrit 75 për qind.

Pjesëmarrësit mbajtën badget dhe mikrofonët për disa javë përpara se zyra të ridimensionohej dhe për do kohë më vonë, e kompania iu dha studiuesve mundësinë e aksesimit në komunikimet e tyre elektronike. Rezultatet ishin befasuese. "Ishim të befasuar nga shkalla në të cilën gjetëm efektin që gjetëm", tha Bernstein.

Badges rreth qafave të punonjësve, përfshirë një sensor infra të kuq, një sensor bluetooth dhe një akselerometër që, së bashku me një mikrofon, mund të dedektonin se dy punonjës po flisnin ballë për ballë, tha Bernstein, pa regjistruar fjalët e folura. Studiuesit ishin të kujdesshëm për të siguruar që variablat e tjerë nuk merreshin në kosnideratë - cikli i biznesit ishte i ngjashëm, dhe grupi i punonjësve ishte i njëjtë.

Në një studim të dytë, ata vërejtën ndryshimet tek ndërveprimet në çifte të veçantë kolegësh, duke gjetur një rënie të ngjashme në komunikimin ballë për ballë dhe një rritje më të vogël, por ende të konsiderueshme në korrespondencën elektronike (mesazheve njëri me tjetrin ndërmjet 22 dhe 50 për qind më shumë) .

Ka një "dëshirë natyrore njerëzore për privatësi dhe kur nuk kemi privatësi, ne gjejmë mënyra për ta arritur atë", tha Bernstein. "Ajo që po bënte mënyra e re e organizimit të zyrave ishte eleminimi i komunikimit ballë për ballë, dhe intensifikimi i komunikimit dixhital edhe me kolegun në krahë. Kjo është ironike, sepse kjo nuk është ajo që njerëzit kanë ndërmend të përpiqen të bëjnë kur krijojnë hapësira me zyra të hapura ".

Një tjetër gjetje në hulumtimet e tyre, tha Bernstein, është se jo vetëm që punëtorët zhvendosnin komunikimin e përdorur, nga me fjalë ballë për ballë, në chattim elektronik,  por ata tentonin të bashkëvepronin me grupe të ndryshme njerëzish në internet sesa e bënin kur flisnin ballë për ballë. Lëvizja nga një lloj komunikimi në tjetrin mund të mos jetë e keqe - "ndoshta emaili është më efikas", - tha ai - por nëse menaxherët dëshirojnë që grupe të caktuara të njerëzve të bashkëveprojnë, kjo mënyrë organizimi e zyrave mund ti bëjë të humbasin më shumë se sa mendojnë. Zhvendosja në zyrën me hapësirë pa ndarje mund të "ketë efekte të thella në produktivitetin dhe në cilësinë e punës".

Bernstein shpreson se hulumtimi do të ofrojë dëshmi empirike që do të ndihmojnë menaxherët të marrin në konsideratë mendimet për njëplan të mundshëm të lëvizjes në një zyrë të hapur. Duke kërkuar një kosto më të ulët për metër katror, ata përqafojnë idenë se kjo mënyrë gjithashtu do të çojë në më shumë bashkëpunim, edhe nëse nuk është e qartë se është e vërtetë.

"Unë nuk fajësoj arkitektët," tha ai. "Por unë mendoj që ne shpenzojmë më shumë kohë duke menduar se si të krijojmë hapësira pune të bazuara në perspektivën e vëzhguesit" – të menaxherit - "në vend se të vëzhguarit". *Përktheu: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë