Ekonomi

Zvicra, toka që inflacioni ‘ka harruar’

Nga Gazeta “SI” – Në një kohë që vendet e Europës po vuajnë në luftën me çmimet në rritje, në Zvicër inflacioni është aq i zbehtë sa në fakt disa kosto kyçe po bien.

Shkurtin e 2022-shit, inflacioni në Zvicër arriti 2.2% dhe ishte niveli më i lartë që nga viti 2008, por vetëm një fraksion i inflacioneve në vendet e tjera.

Ka një kombinim të faktorëve që fshihen pas rritjes modeste të çmimeve në Zvicër: konsumatorët kërkojnë pazare më të mira, një përzierje energjitike që nuk e lë vendin të ekspozuar nga kostot e gazit dhe naftës, kufizimet e pagave dhe pak mbrojtje nga inflacioni i importuar.

Sigurisht, një pjesë e inflacionit të ulët në Zvicër është se kosto e jetesës atje është e lartë gjithmonë.

“Një aspekt është se ne në Zvicër kemi gjithmonë çmime të larta në pothuajse çdo gjë kur bën krahasime me vendet e tjera në Europë”, -tha Nannette Hechler-Fayd’herbe, drejtuesja e kërkimeve ekonomike në Credit Suisse.

Një orë larg Zyrihut, në kufi me Gjermaninë ka ndodhur një shpërthim i madh i kompanive që bëjnë shpërndarje për konsumatorët zviceranë që blejnë lirë në Gjermani.

“Njerëzit vijnë këtu sepse blejnë me çmime të lira”, -tha Mandy Klein, që posedon një biznes të tillë që nga 2009-a.

Matjet e Eurostat tregojnë se shpenzimet e konsumit të një familje në Zvicër janë 60% më të larta se mesatarja në Euro Zonë.

Grupet konsumatore, të ngopur me idenë e një “ishulli të shtrenjtë” kanë lobuar për ndryshim të politikave që solli dy ndryshime legjislative në fillim të këtij viti për një “Pazar” më të mirë për familjarët.

E para shtrëngoi ligjin e kartelit që pengon bizneset të shënojnë vetë çmimet e tyre në treg. E dyta, bllokoi të quajturën “geo-blocking”, bllokues faqesh online, përdorur nga tregtarët që i ndalonte konsumatorët të merrnin produktet diku jashtë për më lirë.  

Prisca Birrer-Heimo, një ligjvënëse nga Social Demokratët e qendrës së djathtë, që ka lobuar për “çmimet e drejta”, ka parë që tani një ndryshim.

“Ka akoma potencial, por kemi vënë re se ndryshimet në çmime nuk janë më aq të mëdha”, -tha ajo.

Karakteristikat specifike të tregjeve zvicerane dhe pesha që i jepet produkteve të caktuara në Indeksin e Çmimeve të Konsumit, na ndihmon gjithashtu të kuptojmë se pse inflacioni në Zvicër është kaq i ulët.

Shëndetësia p.sh, që ofrohet nga firmat private përbën 17% të indeksit, krahasuar me 7% në SHBA dhe 5% në Gjermani.

“Kjo është një fushë që në vend të krijimin të një inflacioni të lartë, ka bërë të kundërtën”, -shpjegon Hechler-Fayd’herbe.

Faleminderit liqeneve, lumenjve dhe gjeologjisë së maleve të Zvicrës që mundësojnë mbulimin me 57% të nevojës për energji në vend, duke mos e ekspozuar vendin nga spiralet e çmimeve të gazit e naftës. Energjia përbën vetëm 5% të indeksit në Zvicër, 7% në SHBA dhe 10% në Gjermani, ku konsumatorët janë më të ekspozuar në çmimet e fosileve.

Me pagat tashmë më të lartat në Europë, ka më pak presion për t’i rritur ato.

Operatori i telekomunikacionit Swisscom (SCMN.S) do t’i rrisë pagat me 0.9% këtë vit.

Franga e fortë ndihmon gjithashtu. E parë si një parajsë e sigurt, franga ka kapur vlerën më të lartë në 7 vite.

Fuqia blerëse e monedhës i jep Zvicrës mbrojtje ndaj kostove të importit dhe ushqen stabilitetin në ambientin e brendshëm, duke i dhënë eksportuesëve një mundësi për të fituar më shumë nga rivalët e huaj që po përballen me inflacion më të lartë./Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë