Drejtësia

Zvicra vonon përgjigjet, SPAK zgjat sërish hetimet ndaj Arben Ahmetajt për inceneratorët

Gazeta Si – Për të pestën herë, Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish zëvëndës kryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve.

Vonesa për kthim përgjigje e letër porosive që organi i akuzës ka dërguar në Zvicër, si dhe ekspertimi i aparatit celular, u bënë edhe këtë herë pengesë për mbylljen e hetimeve për ish numrin dy të qeverisë.

SPAK ka caktuar si afat 23 dhjetorin 2025 për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kjo kur pritet kopsitja e dosjes për Ahmetajn, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.

Ahmetaj hetohet me masë sigurie në mungesë lidhur me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjen e inceneratoreve.

Të pandehur për këtë çështje, SPAK ka marrë edhe ish-bashkëshorten dhe bashkëjestuesen e Ahmetajt, të cilat akuzohen për pastrim parash. Ndërsa javë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri.

Ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të këtij viti vitit është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, ndërmori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare. Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.

Më 13 korrik 2023, Parlamenti miratoi me 117 vota pro, kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij.

Në datat 15, 16 dhe 17 korrik, prokuroria iu drejtua gjykatës me tri kërkesa, për firmosjen e urdhër arrestit, kryerjen e kontrolleve në 7 banesa dhe sekuestrimin e 6 pasurive në emër të ish-zv.kryeministrit, ish gruas së tij, Albina Mançka dhe bashkëjetueses, Erjola Hoxha.

Sipas SPAK, Ahmetaj akuzohet se ka përfituar shumën prej prej 170.480 euro në vitet në vitin 2016 dhe 2017, përmes një “shitje” të dy apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2 në Selitë.

Një tjetër përfitim i Ahmetajt, sipas SPAK, ka qenë trualli 521.13 m2 dhe ndërtesa 98 m2, në Hamallaj, e përfituar në vitin 2017, nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve.

Ankimimet e tij u rrëzuan gjithashtu nga Kushtetuesja, teksa aktualisht është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë