Euro2024

Zvicra ndan barazimin me Skocinë, Xherdan Shaqiri gol spektakolar

Skocia dhe Zvicra nuk shkuan përtej barazimit 1-1 në ndeshjet e dyta të grupit në Kampionatin Europian Euro 2024.

Skuadra skoceze kaloi e para në avantazh që në minutën e 13-të, një ndryshim i rezultatit që u duk si rrufe në qiell të hapur për helvetët. Aksioni u nis në fillim nga Robertson dhe më pas goditja e fundit erdhi nga McTominay, por që edhe pas asaj goditjeje nëse nuk do të ishte devijimi i zviceranit Schar, vështië se do të kalonte portierin Sommer.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 26-të me Shaqirin që shpalosi një talentin e tij me një gol spektakolar, pas asistit që mori nga Ralston, për të dërguar topin në këndin e sipërm aty ku portiere skocez nuk mundte ta arrinte.

Gjithçka do të varet nga rezultati i ndeshjes së fundit kundër Gjermanisë (e cila ka siguruar kualifikimin), por nëse Skocia nuk fiton kundër Hungarisë, zviceranët mund të humbasin edhe ndaj ‘Panzerave’, por gjithsesi do të fluturojnë në fazën e eliminimit direkt si e dytë në renditje në grupin A.

4 pikët që Zvicra ka grumbulluar dy ndeshjet e saj të para në Euro 2024 i lejojnë asaj të shohë përpara me optimizëm, duke pasur parasysh gjithashtu hapësirat e mëtejshme kualifikuese të hapura për katër skuadrat më të mira të vendit të tretë në fazën e grupeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë