Nga Gazeta Si- Italia është eleminuar që në raundin e 1/8-tave në Euro 2024, pas disfatës 2-0 që pësoi nga Zvicra në Olympiastadion (Berlin). Ndeshja nisi me ritëm por më pas ishte e gjithë fusha e Zvicrës e cila i dha leksione futbolli italisë.
Italia nuk shfrytëzoi si duhet një goditje dënimi në afërsi të zonës në të 19-tën, duke shpërdoruar kështu një mundësi të mirë.
Ishte Freuler ai që në minutën e 37 zhbllokoi sfidën, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1 me 0.
Në minutat e para të pjesës së dytë, ishta Vargas ai që goditi portën e Italianëve, duke e çuar në 2 me 0 rezultatin.
Italia zbret kështu nga froni, nuk lë dot gjurmë në këtë europian, duke mbyllur shumë shpejt rrugëtimin. Në krahun tjetër, Zvicra vazhdon të ëndërrojë, në takimin tjetër do të përballet me fituesin e Angli-Sllovaki.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.