Para

Zvicra, konservatore e cash-it, po drejtohet tek pagesat digjitale

Metodat e pagesave pa para të thata po zënë vend edhe në vendet konservatore të cash-it.

Zvicra, vendi me prerjen e kartëmonedhës 1.000 franga (1.087 $), ka ulur shumë numrin e përdorimit të parasë së dorës.

Banka Qendrore e Zvicrës bëri një anketë ku nxorri se ndonëse, kartëmonedhat dhe monedhat përdoren ende, është rritur vrullshëm përdorimi i transaksioneve elektronike dhe përdorimi i platformave online për pagesa apo blerje.

Gjermania dhe Zvicra, dy vende që në shumë biznese nuk përdoret kartë krediti apo debiti, mendohej se duhej një periudhë e gjatë që të përdorej digjitalizimi financiar, si në Suedi, ku paraja e thatë pothuajse është zhdukur. Por higjiena që mësuam gjatë pandemisë nxiti pagesat online.

Zvicra qëndron përkrahë vendeve të industrializuara me kartëmonedhën 1 mijëshe. Në zonën e euros, prerja më e madhe e saj ishte 500 euro, por që nuk do të lëshohet më.

Burimi:Bloomberg/Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë