Bota

Zvicra jep 50.000 franga për çdo familje të viktimave në Crans-Montana

Gazeta Si – Një kontribut solidariteti prej 50,000 frangash (rreth 54,700 euro) do t’i paguhet secilës familje të viktimave dhe të lënduarve në zjarrin e natës së Vitit të Ri në Konstelacionin në Crans-Montana, Zvicër.

Këshilli Federal i Konfederatës Zvicerane, ka vendosur ta japë këtë kontribut dhe qëllimi i ndihmës është “të mbështesë shpejt dhe lehtë viktimat dhe familjet e tyre në një nivel administrativ, t’i ndihmojë ata të kapërcejnë vështirësitë e menjëhershme financiare dhe të ofrojë ndihmë afatshkurtër”.

Kjo masë është përveç 10,000 frangave për viktimë të ndara nga Kantoni i Valais. Vendimi i Këshillit Federal vjen pothuajse dy muaj pas zjarrit në lokalin Constellation, i cili vrau 41 persona dhe plagosi 115 të tjerë.

Qeveria zvicerane ka propozuar gjithashtu krijimin e një “tryeze të rrumbullakët” për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre, kompanitë e sigurimeve dhe personat e tjerë që duhet të paguajnë përfitime, si dhe autoritetet e përfshira, në gjetjen e “zgjidhjeve jashtë gjykatës” për të shmangur procedurat e gjata ligjore të mbushura me pasiguri.

Ligji i ri federal, parashikon gjithashtu që Këshilli Federal mund të kontribuojë deri në 20 milionë franga për zgjidhje të mundshme jashtë gjykatës.

“Këshilli Federal ndan dëshirën e viktimave dhe familjeve të tyre për të vërtetën dhe drejtësinë”, tha Presidenti, Guy Parmelin në një konferencë për shtyp. “Ne gjithashtu duam të dimë se çfarë ndodhi, pse dhe si mund të ishte shmangur”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë