Një shpërthim, i dyshuar nga fishekzjarret dhe qirinjtë e ndezur, ka ndodhur në orët e para të nisjes së vitit 2026 në Crans-Montana në Zvicër, ndërsa po zhvilloheshin festimet e Vitit të Ri.
Fillimisht shpërthimi ka ndodhur në një bar dhe më pas ka rënë zjarr. Policia dhe mediat zviceriane konfirmojnë se janë të paktën 47 të vdekur, thuajse të gjithë të rinj në moshë, ndërsa thuhet se janë plagosur 100 të tjerë, shumica me djegie të rënda.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30, në një bar të quajtur “Le Constellation”. Shkaku zyrtar i ngjarjes ende nuk dihet, por autoritetet dyshojnë se pista më e mundshme nuk është një sulm, por ka qenë ndezja e fishekzjarreve në një ambient të ngushtë dhe që ka marrë flakë menjëherë.
Crans-Montana është një qytezë luksoze dhe resorti skish i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, afërsisht dy orë larg kryeqytetit zviceran të Bernës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



