Lojëra me Dore

Zverev nuk fal në finalen e Vjenës, Tiafoe i përulet më të fortit

Ka përfunduar me fitoren 2-0, (7-5 dhe 6-4) të tenistit gjerman finalja e Atp 500 në Austri. Për Aleksandër Zverev është titulli i pestë për këtë vit. Çiliç ndërkohë ka fituar në Shën Pjetërburg.

Në fund, Frances Tiafoe është detyruar të dorëzohet para më të fortit. Amerikani, numri 49 në botë, ka humbur 7-5, 6-4 në finale e Atp 500 të Vjenës. Gjermani Aleksandër Zverev, numri 4 në botë, ka fituar trofeun e pestë të sezonit, duke barazuar Kasper Rud në të njëjtën kuotë.

Tiafoe dhe Zverev pas ndeshjes. Gazeta Si, 1 nëntor 2021

Ecuria e Zverevit nga fundi i verës deri më tani ka qenë impresionuese: 25 fitore dhe 2 humbje që kur u mund nga Feliks Auger Aliasime në 1/8-at e Uimbëlldonit. Që aty ka nisur një koleksion i çmuar, që përfshin edhe të artën olimpike të Tokios dhe masters 1000 të Sinsinatit.

Edhe në finalen e turneut të Vjenës Tiafoe nuk e kurseu spektaklin me publikun, që ndoshta zbuloi se ishte një armë më shumë për të, por Zverev nuk u shpërqendruar, përkundrazi pas ndeshjes tha se tenisi ka nevojë për lojtarë si Frances.

Në Atp 500 të Shën Pjetërburgut, një Marin Çiliç i rikthyer, mundi Tajlor Fritz pas 3 setesh, 7-6, 4-6 dhe 6-4.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë