Në prag të transfertës ndaj Izraelit, zv/trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku shpjegoi zgjedhjet në formacion dhe deklaroi se synimi i kuqezinjve është marrja e tre pikëve, për të shpresuar për vendin e parë në grup.
“Më e rëndësishme sesa vendosja, do të jetë ajo se çfarë do të japin djemtë në fushë. Shpresoj të jenë të gjithë në formë të mirë dhe të japin maksimumin, me shpresën që të kemi me vete edhe fatin, për të dalë me tre pikë nga kjo sfidë”, theksoi Bulku për Supersport.
Lidhur me faktin se nëse ndryshimi i skemës, ka krijuar vështirësi, Bulku tha se “nuk ka shumë kohë për të punuar me kombëtaren, pasi ka pak ditë në dispozicion”. Megjithatë – sipas tij – grupi është i njëjtë prej kohësh dhe e kanë më të lehtë të kuptojnë detyrat e tyre në fushë.
Ai gjithashtu ka sqaruar edhe pse Kombëtarja vuan të shënojë gola me goditje standarde apo me skema të caktuara. “Ne punojmë shpesh me këto, por nuk është e thjeshtë t’ia dalësh. Megjithatë nuk ka rëndësi si vjen goli, por të shënojmë dhe të fitojmë ndeshjen”, tha zv/trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




