Nga Gazeta “SI” – Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi theksoi se Banka është pro një amnistie fiskale të rregulluar, por me fokus dhe kujdesin ndaj bllokimit të parave të pista në ekonomi.
“BSH është për një amnisti fiskale të rregulluar, synimi i të cilës është formalizimi dhe ulja e cash-it në ekonomi, efekte që sjellin rritje të kapitalit dhe likuiditetit.
Duhet të theksohet në mënyrë të vazhdueshëm formalizimi dhe të ketë vëmendjen e duhur që strategjia të pengojë depërtimin e parave të papastra në ekonominë e Shqipërisë”, -tha Minxhozi gjatë konsultimit publik për këtë projekt ligj.
Zëvendës guvernatorja shtoi se shqetësimi kryesor i Bankës është pikërisht reduktimi i sasisë së parasë së thatë në Shqipëri, që vjen për shkak të strukturës ekonomike që ka Shqipëria.
Më tej, fjalën e mori ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se ekziston shqetësimi i pastrimit të parave me anë të këtij projektligji, por sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë sepse institucionet kanë një ndërveprim të fortë dhe do të pengojnë një aktivitet të tillë.
“Ishte meraku i kryeministrit që periudhën korrik-gusht, t’a përdorim për të bindur skeptikët, për Amnistinë Fiskale”, -mbylli ministri i Drejtësisë, Manja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.