Ka ndodhur

Zunë hapësirat publike në plazhin e Gjipesë, nën hetim 4 persona

Nga Gazeta ‘Si’- Katër shtetas janë proceduar penalisht, pasi kishin zënë hapësira publike në plazhin e Gjipesë, duke vendosur çadra dhe shezlongë pa leje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se këta shtetas kishin zënë në mënyrë të paligjshme, sipërfaqe publike, nga 300 deri në 500 m² secili, në të cilat kishin vendosur çadra dhe shezlongë, pa qenë të pajisur me leje nga autoritetet përkatëse dhe pa NIPT për ushtrimin e aktivitetit.  

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 131 çadra dhe 268 shezlongë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë