Ekonomi

Zona e Euros pret inflacion dyshifor në shtator. Lagarde përsëri nën presion

Zona e Euros pritet që të ketë pasur një inflacion prej 10% gjatë muajit shtator duke vënë nën presion përsëri Bankën Qendrore Europiane.

Të dhënat për zonën do të dalin të premten e ardhshme dhe pritet një shifër dyshifrore, lidhur dhe me të dhënat e ekonomive më të mëdha në rajon.

Parashikimet e mëparshme, që rezultuan të sakta, ndikuan në ndryshimet e politikës monetare nga BQE dhe këtë herë është akoma më e rëndësishme, pasi do të jetë elementi kryesor për të vendosur për masat në të ardhmen.

Vështirësisë, mund t’i shtohet edhe situata politike nga zgjedhjet në Itali, që do të jenë tema me rëndësi për Christine Lagarde, kur të dalë në Bruksel për “të dhënë llogari”, një ditë më vonë.

Ajo ka mundësi të përballet me pyetje “kur do të stabilizohen normat e interesit pas rritjes në 1.25% dhe cilën rrugë do të zgjedhin zyrtarët midis luftimit të inflacionit dhe mbrojtjes së vendeve të punës.

Sipas ekonomistëve të Bloomberg, inflacioni i Eurozonës në shtator ka kapur shifrat e 9.6% dhe kostot e energjisë dhe ushqimit vazhdojnë të rriten. /Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë