E ardhmja e Zlatko Dalic duket se është larg Kombëtares së Kroacisë dhe ai do të largohet nga ekipi kombëtar pas shtatë viteve.
Mediumi nga Katari “Al Raya” pretendon se trajneri aktual i kombëtares kroate, Zlatko Dalić ka arritur marrëveshje me kombëtaren e Katarit.
“Al Raya” pretendon se do të zëvendësojë trajnerin aktual Felix Sanchez Lopez dhe do të fillojë menjëherë punën, pasi kombëtarja e Katarit pritet të luajë në Kupën e Gjirit në Kuvajt këtë muaj.
Kontrata e Dalićit me HNS zgjat deri në verën e vitit 2026 dhe planifikohet që ai të drejtojë kombëtaren në finalet e Ligës së Kombeve dhe kualifikimet për Botërorin e vitit 2026, si dhe vetë Kupën e Botës. nëse e fiton Kroacia.
Katari pretendon se gjithçka është rënë dakord dhe se e gjithë marrëveshja do të zyrtarizohet së shpejti.
Dalić mori Kroacinë më 7 tetor 2017 dhe deri më tani ka udhëhequr bardhekuqtë në 93 ndeshje dhe ka arritur 50 fitore, 24 humbje dhe 19 barazime.
Ai fitoi medaljen e argjendtë dhe të bronztë në Kampionatin Botëror 2018 dhe 2022 dhe të argjendtën në Ligën e Kombeve. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.