Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës Shkëlqim Goxhaj në një komunikim për mediat tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga zjarri që ra në një pallat te zona e ish Parkut në Tiranë.
Ai bëri me dije se zjarri është vënë nën kontroll dhe ndërsa shtoi se dëmet materiale janë të mëdha.
“Zjarri është nën kontroll po shkon drejt izolimit. Po vazhdojmë me vatrën e fundit. Zjarri ka marrë përmasa të shpejta”, ka thënë ai.
Gjithashtu bëri me dije se zjarri ka bërë dëm shumë të madh dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
“Në këto momente nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit, pasi për këtë do të flasin ekspertët”, ka thënë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.