Ka ndodhur

Zjarri shkrumbon një baxho qumështi në Krujë

Gazeta Si – Një baxho qumështi është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në Krujë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz, ku si pasojë e flakëve është shkrumbuar plotësisht baxho në pronësi të shtetasit me iniciale N.Z.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje, teksa policia ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë