Pasditen e kësaj të diele, një minibus ka marrë flakë në ecje në autostradën Kavajë-Plepa, afër hyrjes së qytetit të Kavajës.
Policia thotë se nga flakët nuk ka persona të lënduar pasi, drejtuesi dhe pasagjerët kanë shpëtuar, duke dalë menjëherë nga mjeti.
Minibuzi, me drejtues shtetasin L.D., është përfshirë nga flakët në në anë të autostradës në pjesën e përparme të tij. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik. Forcat zjarrfikëse, të cilat shkuan në vendngjarje bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Më herët, një mjet tip “Audi”, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit në Berat dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrit e lumit Osum edhe pse nuk ka pasur prurje.
Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit A.I., 28-vjeçe, është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë,të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren.
E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku, pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




