Gazeta Si – Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit , në lagjen “Hajro Çakërri”, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët.
Dy mjete zjarrfikëse dhe 8 zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë. Fillimisht u arrit të nxirren familjarët nga banesa që po digjet, më pas u vazhdua me fikjen e zjarrit.
Pas shumë përpjekjesh duke hedhur ujë, u arrit që zjarri të fiket. Nga zjarri i rënë u dogj komplet banesa me të gjitha orenditë që kishte brenda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




