Gazeta Si - Një zjarr ka shkrumbuar një banesë në lagjen “Xhemaj” në Njësinë Administrative Cakran në Fier, duke lënë një familje prej 7 anëtarësh në qiell të hapur.
Flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.
Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit ndërkohë që zjarrfikëset kanë shuar flakët, ndërsa objekti u shkrumbua plotësisht menjëherë.
Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë ndërkohë që nuk ka të lënduar.
Kryefamiljari Adil Muskaj tregon se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike, teksa pohon se të gjitha orenditë tashmë janë djegur.
"Mori flakë nga shkëndija elektrike.Kisha një fëmijë brenda dhe ndërhyra. Të gjitha janë djegur. Nuk ka asgjë", tha ai.
Pranë familjes Muskaj prej 7 anëtarësh, në këto orë të vështira pranë u gjenden fqinjët dhe të afërmit, të cilët pohojnë se do t’i ndihmojnë sa të munden, teksa apelojnë për ndihmë nga institucionet përgjegjëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.