Ngjarje

Zjarri pranë uzinës së Poliçanit rrezikoi magazinat me lëndë plasëse, autor 63-vjeçari me probleme mendore

Nga Gazeta Si- Zjarri në zonën e Poliçanit në Berat vijon të jetë aktiv në zonën e pyllit, por larg Kombinatit të Armëve.

Sipas burimeve, zjarri në zonën pranë uzinës është shuar, ndërsa po punohet për të fikur plotësisht pjesën e mbetur të pyllit me shkurre.

Ndërkohë, sipas policisë, autori i zjarrvënies është një 63-vjeçar, banor i zonës, person me probleme të shëndetit mendor.

Zjarri që ra mesditën e djeshme ishte brenda territorit të uzinës së armëve, një zonë e cila është rreptësisht e ndaluar dhe ku nuk lejohen civilë apo media pa autorizimin përkatës.

Sipas drejtuesve të uzinës, mësohet se hidrantët e uzinës nuk funksiononin dhe nuk kishin ujë. Mjetet zjarrfikëse furnizoheshin me ujë duke shkuar në qytet, gjë që e vështirësoi punën për shuarjen në kohë të zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë