Gazeta Si – Kati i tretë në një banesë 3-katëshe është përfshirë nga zjarri për shkak të shpërthimit të një bombule gazi në zonën e Institutit në Kamzë.
Policia thotë se nuk ka persona të lënduar, përveç se dëmeve materiale që kanë qenë të mëdha.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, duke vënë flakët nën kontroll, pasi shpërthimi ka qenë i fortë.
Zjarri ka qenë i papritur dhe mësohet se një grua ka dalë në ballkonin e ndërtesës në katin e tretë, duke kërkuar ndihmë, ndërkohë që në krah kishte një fëmijë të vogël.






Ndërhyrja e disa banorëve para se të vinin zjarrfikësit, kanë shpëtuar të zonjën e shtëpisë, ndërkohë që ardhja e zjarrfikësve fiku flakët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



