Gazeta Si – Një zjarr që përfshiu fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës ka qenë aktiv gjatë gjithënatës deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.
Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë qenë në vendngjarje në përpjekje për të shuar flakët, ndërkohë që e gjithë zona përreth fushës së mbetjeve është mbuluar nga tymi dhe era e keqe.
Përveç forcave zjarrfikëse në fushën e mbetjeve kanë shkuar edhe 4 fadroma për hedhjen e dherave dhe izolimin e flakëve.
Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se zjarri është ende i përmasave të konsiderueshme, teksa shtëllunga të mëdha tymi ngrihen në ajër.
Ky është rasti i disatë në çdo vit që Vlora përballet me një katastrofë mjedisore në fushën e mbetjeve pikërisht në mes të sezonit turistik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



