Ka ndodhur

Zjarri përfshin dy banesa në Maliq, ka vetëm dëme materiale

Gazeta Si – Dy banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Pendavinj të Maliqit.

Policia tha se zjarri ka rënë në banesat nën pronësi të I.Q., Dh.Q., dhe P.V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën dhe ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë