Zjarri i rënë pasditen e sotme në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, është përhapur me shpejtësi.
Në operacionin për vendosjen në kontroll të vatrës së zjarrit janë angazhuar dhe 4 helikopterë, të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.
“Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse. 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë por nuk kanë mundur të ndërhyjnë”, thotë Ministria e Mbrojtjes.
Në operacion po marrin pjesë dy helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, deklaroi se zjarri ka përfshirë një gjatësi prej 2-3 km dhe dyshohet se është i qëllimshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



