Politike

Zjarri në Shëngjin, PD kërkon hetim të Forcave të Armatosura

Partia Demokratike kërkon hetim për ngjarjet që pushtuan Shëngjinin në fillim të javës.   

“Nuk është hera e parë që përballemi me situata të tilla. Tërmeti nxori në pah paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar emergjencat; përmbytjet në Shkodër, po ashtu.

Institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë çfare është bërë me fondet per Forcat e Armatosura, si është gjendja e tyre; a kemi specialistë; a i plotësojmë ne standardet dhe kriteret e NATO-s? Ku janë institucionet e drejtësisë së re kur Shqipëria digjet si rrjedhojë e abuzimeve te pushtetit?

Fshehja e kësaj situate përben cenim te sigurisë kombëtare.

Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm të gjendjes së Forcave të Armatosura, mbledhjen e Këshillit te Sigurisë dhe vënien ne funksion, në bashkëpunim me aleatët tanë, të strategjisë për një plan mbrojtjeje, me qëllim rikthimin e normalitetit në Shqipëri.

U bëjmë thirrje qytetarëve të kenë kujdes. Ndërkohë që u ruhemi zjarreve në Shëngjin, Mirditë e Vlorë, mos harroni zjarrin e vjedhjeve me 5D në Tiranë. Bëhuni bashkë nesër, të mos e lëmë Rilindjen t’i vërë zjarrin Shqipërisë.

Nesër ora 11.00 para Bashkisë”, tha koordinatori rajonal për Tiranën Klevis Balliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë