Nga Gazeta Si- Prej gati një jave tashmë, pylli i Pishporos në Fier vijon të digjet. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një deklaratë për media thotë se kjo është një ndër vatrat më problematike dhe më kaotike.
Peleshi ka deklaruar se ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadair, të nisur nga shteti fqinj grek, ka ndihmuar për vënien nën kontroll të vatrave me problematikë të zjarrit, teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të tyre.
“Situata është shumë serioze shumë kritike, është një ndër situatat më kritike që kam parë. Ne do jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete, dhe logjistike deri ne eliminimin e plotë të zjarrit i cili ka përshkuar një sipërfaqe te madhe në këtë masiv pyjor”, tha Peleshi.
Ministri ka pohuar gjithashtu se krahas operacionit nga ajri do të vijojë edhe operimi në terren i të gjitha forcave operacionale.
Pyetjes a duhej ndërhyrë më parë nga ajri, Peleshi i’u përgjigj duke thënë se “ne kemi qenë dhe do të jemi këtu. Çdo ndërhyrje ka rëndësinë e vetë si nga ajri ashtu edhe nga toka, por specifika që paraqet ky zjarr e ka të domosdoshme veçanërisht ndërhyrjen nga toka, gjë të cilën kemi bërë që ditën e parë të zjarrit. Të shpresojmë se e kemi vënë nën kontroll”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.