Ngjarje

Ministria e Mbrojtjes: Nga 23 vatra zjarri, 6 janë aktive. Shmanget rreziku për banesat nga vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit (foto)

Nga Gazeta ‘Si’- Ministria e Mbrojtjes njoftoi se është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 23 vatrave zjarri.

Aktualisht sot po punohet për izolimin e plotë të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë, nga forcat e pushtetit vendor dhe qëndror.

Vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë, sot vijojnë me intesitet të ulët dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se është shmangur tërësisht rreziku për banesat nga vatra e zjarrit në malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë, i cili pasditen e djeshme mori përmasa të menjëhershme për shkak të erës së fortë.

Bëhet me dije se rreth 50 forca ushtrie kanë punuar gjatë natës për shuarjen e flakëve. Për shkak të erës së fortë vatrat e zjarrit u përhapen me shpejtësi dhe shuarja nga ana e zjarrfikësve u bë e vështirë.

Aktualisht sot po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Peraj, bashkia Has i cili si pasojë e erës së fortë ka kaluar nga territori i bashkisë Tropojë si dhe në fshatin Rrjoll, të bashkisë Shkodër, zjarr i cili vijon me intesitet të ulët.

Forcat e Armatosura, nën kooordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në ato zona ku është kërkuar ndërhyrja e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë