Ka ndodhur

Zjarri në malin e Çikës djeg 5 hektarë shkurre dhe barishte

Gazeta Si – Një vatër zjarri e rënë dy ditë më parë në malin e Çikës në Vlorë, vijon të jetë ende aktive.

Këtë të martë flakët, të ndihmuara edhe nga era, kanë djegur rreth 5 hektarë shkurre e barishte.

Zjarri po përparon në drejtim të Llogarasë, ndonëse është larg thonë autoritetet.

Megjithatë, po krijohet një grup për të mbajtur në kontroll flakët që mund të shkojnë në drejtim të Parkut Kombëtar.

Kohët e fundit, për shkak edhe të rritjes së temperaturave të lartë, por edhe veprimeve të qëllimshme nga dora e njeriut, janë regjistruar dhjetëra zjarre të përmasave të vogla në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë