Ngjarje

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Policia nis hetim për shkaqet

Nga Gazeta Si- Policia e Elbasanit ka reaguar për herë të parë për zjarrin e rënë më 1 korrik në landfillin e mbetjeve urbane në Elbasan.

Zyra Kundër Krimeve në Komisariat ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, rrethanave dhe përgjegjësve nëse është zjarrvënie e qëllimshme. Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria e Rrethit.

“Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ende po punohet për neutralizimin e zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë