Ka ndodhur

Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, ndërron jetë në spital punonjësi

Punonjësi i lënduar të premten në mesditë si pasojë e zjarrit që ra në fabrikën e tullave në Maminas, nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve.

Policia ka njoftuar se 57-vjeçari Besnik Bojaku ka ndërruar jetë mëngjesin e të shtunës në spital.

Viktima ka qenë duke kryer punime në momentin e ngjarjes, ndërsa më vonë ka tentuar të shuajë zjarrin, por u plagos vetë.

Për ngjarjen autoritetet kanë vënë në pranga 67-vjeçarin B.Z., me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas.

Ai akuzohet për mosrespektim të rregullave të mbrojtjes në punë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë