Ka ndodhur

Zjarr në një magazinë sfungjeri në Kombinat, asfiksohen dy punonjës

Gazeta Si - Një magazinë me materiale sfungjeri në rrugën “Misto Mame” në zonën e Kombinatit në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e të martës.

Mësohet se dy prej punonjësve të fabrikës janë asfiksuar nga tymi e për pasojë është dërguar me urgjencë në spital.

Si pasojë e zjarrit, ka raportime vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Kjo ka bërë që e gjithë zona në "Misto Mame" ku dhe ndodhet fabrika, të mbulohet nga tymi i zi me erë të rëndë.

Shefi i parandalimit të zjarrit, Arben Ahmetaj, tha se zjarri tashmë është shuar plotësisht, ndërsa dy punonjës janë dërguar në spital.

"Zjarri është shfaqur jashtë ambjenteve të subjektit, ai është shuar nga vetë punonjësit dhe më pas me ardhjen e shëbimit zjarrfikës është vënë nën kontroll. Punonjësit kanë qenë të trajnuar, kanë pasur trajnimin e nevojshëm. Zjarri është shfaqur në ambjentin fundor. Kanë qenë dy punonjës të asfiksuar, që janë transportuar në spital dhe gjendja e tyre është jashtë rrezikut. Do vazhdojmë hetimin për të zbuluar shkaqet e zjarrit", - tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë