Gazeta Si – Një makinë e tipit “Mercedes-Benz” që i përket një punonjësi policie, ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të enjteje në Pogradec.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri është shkaktuar prej problemeve në pjesën e brendshme të motorit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3, Pogradec, në rrugën “Reshit Çollaku”, ku mori flakë mjeti në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).
Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thotë policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




