Gazeta Si – Prej orës 03:00 të mëngjesit, zona e Shëngjinit në Lezhë ka mbetur pa energji elektrike. Shkak është bërë zjarri i rënë gjatë natës në zonën e Knallës.
Si pasojë e flakëve janë dëmtuar dy linja të furnizimit me energji elektrike. Në terren kanë dalë grupet e punës të cilat po punojnë për riparimin e kabllove.
Ndërkohë drejtues të OSHEE bëjnë me dije se problemi do të marrë zgjidhje shumë shpejt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




