Politike

Zjarrëvënie në Divjakë, Braçe: Nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë, policia të mos flejë gjumë!  

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka postuar një video në Facebook lidhur më një tjetër fenomen që po ndodh kohet e fundit; riaktivizimit të vatrave të zjarrit me apo pa qëllim anekënd vendit.

Brace në postimin e tij i referohet rastit të një zjarrëvënie të qëllimshme në zonën ku ai është deputet, Divjakë.

“Nuk do ta gëzosh kurrë atë tokë. Harroje! Madje nuk do gëzosh asnjë metër tokë të zaptuar. Dje në mbrëmje vonë, në Ferras, njësia Grabian, Divjakë; Ju vu zjarri më dashje tokës shtetërore nën kontratë mes ministrisë së Bujqësisë dhe Shoqërisë Pragma Investment!

Zjarri është ky!

6 ditë më parë fola për tokën në Kuvend, dështimin e kontratës, zaptimin e tokës shtetërore për 40 vite duke e mbjellë me plepa.

Dy ditë më pas bari i egër në ato toka u korr dhe u vodh duke u strehuar në hangaret e hajdutit.

Dje, njeriu që ka zaptuar e ka mbjellë plepa në tokën e shtetit doli në tv e tha se plepat ishin mbjellë në tokën e tij.

I kërkova kadastrës në Lushnjë dokumentet e kontratës në 141 hektarë dhe është e qartë në letra e fushë;

Plepat janë mbjellë në tokën e shtetit

Po dje në mbrëmje tokës ju vu zjarri!”, shkruan Braçe.

Më tej ai ka një kërkesë për Policinë e Divjakës.  

“I kërkoj drejtuesve gjumëbërës,

Të paaftë, pa dëshirë e të papërkushtuar të Komisariatit të Divjakës, një herë të vetme të bëjnë detyrën

Tre vatra infeksioni në Divjakë po ngjallin krimin në të gjithë zonën!

Hetoni!

Mos kini frikë!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë