Ka ndodhur

Zjarret vihen nën kontroll, por ka ende vatra aktive në Devoll, Konispol e Finiq

Gazeta Si – Forcat e Emergjencave Civile në bashkëpunimn me efektivë të FA kanë bërë të mundur shuarjen e pjesës më të madhe të vatrave të zjarrit në vendin tonë.

Në fshatin Jarua të Bashkisë së Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.

Zjarret janë shuar edhe në njësinë administrative Vergo të Bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të Bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të Bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim në Berat.

Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri në fshatin Arrëz të Bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.

Puna vijon edhe në malin Stilos në Bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan të Bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve.

Me anë të një njoftimi, ministri Niko Peleshi sqaron se pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.

“Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.

Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve.

Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës. Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë