Ka ndodhur

Zjarret shuhen në Dibër e Gjirokastër, problem Mirdita, Kukësi e Puka

Situata nga zjarret në vend paraqitet më shqetësuese në Bashkinë e Mirditës, ndërkohë që në rang vendi, sipas njoftimit të përditësuar të Emergjencave Civile, gjendja është përmirësuar.

Sipas njoftimit, në Bashkinë e Mirdits, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga toka, megjithate situata momentalisht nuk është problematike, nuk ka rrezik për zonë të banuar dhe për tunelin e Kalimashit. FA dhe zjarrfikësit lokalë po punojnë në terren.

Në njësinë administrative Rubik, fshati Katund i vjetër situata paraqitet më e qetë duke mos rrezikuar banesat pranë vatrave. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës nga FA dhe zjarrfikesit lokalë.

Në njësinë administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po mbahet ne monitorim.

Ndërkohë, në territorin e Bashkisë së Lezhës në fshatin Patalej vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren po punojne punonjesit e pushtetit vendor.

Në Qarkun Shkodër janë tre vatra aktive në Qershizë të Pukës, Fushë-Arrëz dhe Gur i Zi. Në Janë angazhuar 40 trupa nga FA dhe 25 punonjes të pushtetit vendor. Po punohet për normalizimin e situatës, për momentin nuk paraqet rrezik.

Në fshatin Flet vatra e zjarrit që ka prekur fshatin është izoluar. Në krahun tjetër po punohet nga 40 FA dhe 25 forca bashkiake.

Në fshatin Gur i Zi të Bashkisë së Shkodrës, vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Situata po mbahet nën kontroll dhe po punohet për shuarjen përfundimtare. Në operacion janë angazhuar 30 punonjes nga njësia administrative Postribë.

Në Kukës vazhdon të digjet Maja e Rrunës prej 15 ditësh, ndërsa flakët janë drejtuar fshatit Shëmri. Këtu ka ndërhyrë helikopteri holandez, ndërsa në terren punojnë forcat e ushtrisë dhe të bashkisë.

Në Qarkun Elbasan është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Emergjencat njoftojnë se situata është nën kontroll dhe aktualisht ne terren po punojne zjarrfikesit e Prrenjasit.

Në Dibër zjarret janë vënë nën kontroll, po ashtu edhe në Gjirokastër,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë