Bota

Zjarret rrethojnë Jeruzalemin, 155 ekipe në terren. Izraeli kërkon ndihmë ndërkombtare

Gazeta Si – Departamenti i zjarrfikësve i Izraelit, tha se 155 ekipe zjarrfikëse po vazhdonin të luftonin zjarret e mëdha në të gjithë vendin, me avionët që rifilluan operacionet për të shuar flakët pas lindjes së diellit.

“Në këtë fazë, ne nuk kemi marrë ende kontrollin e zjarreve”, – tha një deklaratë nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Izraelit, raportuar nga “Times of Israel”.

Ndërkohë, 17 zjarrfikës raportuan për lëndime, dy prej të cilëve u dërguan në spital. Zjarret në periferi të Jerusalemit  kanë detyruar autoritet izraelite të urdhërojnë  evakuimin e komuniteteve dhe mbylljen e autostradës kryesore Tel Avviv-Jerurzalem.

Vatrat e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të motit të pafavorshëm i karakterizuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Autoritet në Izrael kanë kërkuar ndihmën e shteteve të huaja në përpjekje për të shuar këto zjarre. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, zhvilloi një maratonë bisedimesh me vende të tjera për të sjellë avionë zjarrfikës, veçanërisht me vendet fqinje në Evropë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Italia dhe Kroacia pritet të dërgojnë tre aeroplanë zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e flakëve. Izraeli gjithashtu i ka bërë thirrje Greqisë, Qipros dhe Bullgarisë, tha Ministria e Jashtme.

Zjarri shpërtheu në Ditën Përkujtimore të Izraelit për ushtarët e rënë dhe shumë ceremoni që shënonin pragun e Ditës së Pavarësisë u anuluan, përfshirë edhe ngjarjen kryesore shtetërore që do të mbahej në Jerusalem.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë