Ngjarje

Zjarret në vend/ Nivel i lartë rreziku në Fier, një vatër aktive në Skrapar

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak edhe të reshjeve të shiut në pothuajse të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit përveç një vatër zjarri në fshatin Spatharë, bashkia Skrapar.

Në bazë të parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Korçë, dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjera.

Sa i përket zjarreve, sot pritet nivel rreziku “I Lartë” në qarkun Fier. Në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I Moderuar”. Në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet nivel rreziku “I Ulët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë