Nga Gazeta Si- Temperaturat e larta kanë rikthyer edhe zjarret në vend, me disa vatra zjarri aktive.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri në mesditë janë raportuar 7 vatra zjarri.
Nga këto, 5 vatra janë shuar ndërkohë që vijojnë të jenë aktive 2 vatra.
2 vatrat aktive janë njëra në fshatin Llaman, bashkia Himarë dhe tjetra në Kolsh, Kukës.
Situata është më problematike në Himarë ku janë angazhuar zjarrfikëse, Forcat e Armatosura si dhe Shërbimi pyjor.
Ndërsa në Kolsh zjarri ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane por situata është drejt përmirësimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.