Në raportin e saj të fundit për zjarret, Ministria e Mbrojtjes, thotë se situata paraqitet problematike në Majën e Rrunës në Kukës, ku po punojnë për shuarjen e flakëve helikopteri holandez dhe 30 trupa të Forcave të Armatosura. Siç raporton MM, në të gjithë vendin janë 11 vatra aktive zjarri, të cilat nuk paraqesin probleme për zonat e banuara.
Qarku Kukës. Zjarri në Majën e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës. Krahas helikopterit holandez në terren janë edhe 30 trupa te Forcave të Armatosura. Situara paraqitet problematike në majën e Zezë.
Qarku Shkodër: Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz. Po mbahet nen kontroll, nuk paraqet rrezik.
Zjarri në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë-mali, bashkia Fushë-Arrëz, po mbahet nen kontroll nga zjarrfikësit lokale.
Qarku Shkodër. Zjarri në vendin e quajtur Qershizë-Fushë Kumulli në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë, vazhdon puna per shuarjen e vatrave te vogla.
Qarku Vlorë. Zjarri në Malin Çipin të fshatit Mesaplik, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative. Nuk ka rrezik per banesat.
Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Kodër Thirrë, njësia administrative Fan, Bashkia Mirditë. Vijon puna nga zjarrfikësit e bashkisë Mirditë në disa zona të caktuara për ta mbajtur zjarrin nën kontroll. Nuk paraqet rrezik për zona të banuara.
Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Domgjon dhe Munellë, njësia administrative Fan, Bashkia Mirditë ka intesitet të ulët dhe nuk paraqet rrezik për përhapje dhe zona të banuara. Vatra po mbahet në monitorim.
Qarku Lezhë. Zjarri në fshatin Katund i Vjetër, Malung, njësia administrative Rubik, Bashkia Mirditë nuk paraqet rrezik për zonë të banuar dhe po mbahet në monitorim.
Qarku Dibër. Zjarri në fshatin Lundre, njësia administrative Ulëz, Bashkia Mat. Gjatë mbrëmjes së djeshme, zjarri është përhapur për shkak të erës. Sot po punon helikopteri holandez, zjarrfikësit e bashkisë dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Zjarri nuk paraqet rrezik per banesa.
Qarku Dibër. Zjarri në fshatin Kacni (në pjesën fundore të tij në fshatin Balgjaj 1, që kufizohet me Klosin), njësia administrative Selishtë, Bashkia Dibër. Vijon djegia e brendshme e vatrave. Po monitorohet nga forcat e Bashkisë Dibër.
Qarku Tiranë. Zjarri në fshatin Mengël, njësia administrative Helmës, bashkia Kavajë nuk paraqet rrezik për zona të banuara, megjithatë në terren, krahas 40 trupave te FA, janë angazhuar edhe zjarrfikësit e Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




