Ngjarje

Zjarre të mëdha nisën në mesnatë në fshatin Labovë të Gjirokastrës dhe Dukat i Ri në Vlorë. Zjarrfikësit ende në terren (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në pjesën lindore të fshatit Dukat i Ri në Vlorë. Zjarri ka nisur që prej orës 2 të mëngjesit dhe vazhdon ende.

Në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe punonjës të Zonave të Mbrojtura, por e kanë patur të pamundur shuarjen e flakëve për shkak të terrenit të veshtirë malor.

Deri tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por vetëm për djegie shkurresh.

Gjithashtu një zjarr i madh ka rënë edhe në fshatin Labovë të Gjirokastrës.

Në orën 03:30 min një grup prej 11 forcash efektive të repartit zjarrfikës dhe 6 punonjës mbështetës me kontratë u nisën për të ndërhyrë në zjarrin që ndodhej në mal mbi fshatin Labovë.

Me mbërritjen në vendngjarjë zjarrfikësit konstatuan disa vatra zjarri dhe ndërhynë me pompa shpine dhe mjete rrethanore për izolimin deri në fikjen e plotë të zjarrit. Një pjesë e grupit të ndërhyrjes do të vazhdojë të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar duke mos lejuar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë