Gazeta Si – Dy vatra zjarri janë regjistruar sot në mesditë, një në Elbasan dhe tjetra në fshatin Hajdaran. Zjarri ka rënë në kodrat me ullinj afër qytetit të Elbasanit, ku mësohet se janë djegur rreth 8 dynymë me shkurre dhe ullinj.
Sipërfaqe të mëdha me shkurre janë djegur gjithashtu edhe në fshatin Hajdaran. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për neutralizimin e flakëve, por ka qenë mjaft e vështirë.
Zjarret janë favorizuar nga era e fortë, çka ka sjellë përhapjen e flakëve me shpejtësi në gjithë sipërfaqen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




