Ka ndodhur

Zjarr në Tiranë në një pallat në ndërtim, tymi mbulon zonën

Gazeta Si – Një zjarr i madh ka rënë në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë në katin e parë të një pallati në ndërtim.

Sipas policisë, ka marrë flakë polisteroli, duke krijuar shumë tym që ka mbuluar për disa momente të gjithë zonën pranë “Bulevardit të Ri” në kryeqytet. Mësohet se flakët kanë përfshirë disa skela të drunjta.

Si pasojë e flakëve, ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë