Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Starovë në Berat.
Zjarri është vënë nga vetë fermerët për të djegur mbeturinat dhe mbetjet bujqësore por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi nga shkurret e ferrishtet në drejtim të tokave bujqësore dhe në zonat me pemë frutore e vreshta.
Menjëherë pas njoftimit, në zonë kanë shkuar forca të shumta të Repartit Zjarrfikës, të cilët kanë mundur ta vënë zjarrin nën kontroll dhe të shuajnë vatrat e flakëve.
Nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga zjarri, që është vënë në të gjitha rastet nga pakujdesia nga vetë fshatarët, duke shkaktuar dëme të mëdha. Si pasojë e zjarrit të rënë pasditen e sotme në fshatin Starovë, janë djegur 2 ha parcela të mbjella me misër, pemë frutore dhe vreshta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




