Ka ndodhur

Zjarr në Shkodër, përfshihen nga flakët 5 banesa gjatë natës

Gazeta Si - Pesë banesa janë përfshirë nga flakët në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pak pas mesnatës, duke shkaktuar panik te banorët.

Paraprakisht mendohet se zjarri ka rënë në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L.T., por më pas flakët janë përhapur dhe në shtëpitë ngjitur.

Për pasojë dëme të konsiderueshme kanë pësuar dhe shtëpitë e shtetasve T. K. dhe L. K. si dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit dhe Policia, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku evakuuan banorët e banesave në flakë dhe më pas arritën të vendosin flakët në kontroll.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, apo zjarrvënie të qëllimshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë