Gazeta Si – Një zjarr ka rënë në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru rreth orës 08:40 e paradites së kësaj të enjteje.
Policia njoftoi se dyshohet se flakën kanë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë janë evakuuar në kohë personat që ndodheshin brenda qendrës.
Fatmirësisht si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësit shprehen se i kanë fikur flakët.
“Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.