Ka ndodhur

Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Parkingu i një pallati është përfshirë nga një zjarr pasditen e të hënës në rrugën “Dritan Hoxha” në zonën e Laprakës në Tiranë.

Për të shmangur rrezikun dhe ndonjë incident të mundshëm, janë evakuuar të gjithë banorët e pallatit. Zjarrfikësja po punon për vënien e flakëve nën kontroll, ndërsa në vendin e ngjarjes është edhe një ambulancë.

Grupi hetimor  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë