Ka ndodhur

Ushtria ndërhyn për shuarjen e zjarrit në zonën e pyllëzuar të Porto Palermos (foto, video)

Gazeta Si – Një zjarr në zonën e Porto Palermos në Himarë ka djegur sipërfaqe të madhe pyjore që prej pasdites së të shtunës.

Zjarri ka rënë në një mal të pyllëzuar dhe për të bërë të mundur shuarjen e këtyre flakëve është ndërhyrë me helikopter nga ajri, ndërsa situata duket të jetë ende kritike.

Era e fortë e ka vështirësuar punën e helikopterit, i cili ka hasur pengesë në mbushjen e ujit dhe transportin e tij drejt vatrave aktive të zjarrit.

Aktualisht, referuar deklaratave të policisë, raportohet se nuk ka rrezik për banesat. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes thotë se 40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar këtë të diel për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.

“Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë.

Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri. Përpara ligjit çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë