Ka ndodhur

Zjarr në një rrobaqepësi në Tiranë

Një rrobaqepësi në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të enjteje.
Policia thotë se rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e forcave zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndër të tjera, policia thotë se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë