Gazeta Si – Një apartament në në pallat është përfshirë nga flakët në Tiranë meditën e kësaj të mërkure pranë lulishtes në krah të Presidencës.
Policia dhe zjarrfikësit që mbërritën në vendngjarje kanë evakuuar të gjithë banorët nga ndërtesa.
Nga tymi, të paktën dy gra pësuan gjendje asfiksie dhe u dërguan me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Flakët u vunë nën kontroll nga shërbimet e zjarrfikësve, megjithatë zjarri ka shkaktuar panik tek personat që ndodheshin në pallat.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike nga një kondicioner. Edhe policia, në njoftimin e saj thotë se zjarri dyshohet të jetë aksidental.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




